ForumPortalliCalendarPytėsoriLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimiPostimet e reja

Share | 
 

 Hapet Ambasada e SHBA-ve nė Prishtinė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
n0rche
SupermoderatorSupermoderator
avatar

Numri i postimeve : 183
Location : n'ShPiiiii
Registration date : 05/04/2008

MesazhTitulli: Hapet Ambasada e SHBA-ve nė Prishtinė   Tue Apr 08, 2008 5:48 pm

Zyra e Shteteve tė Bashkuara nė Prishtinė tė martėn ėshtė shndėrruar nė Ambasadė tė Shteteve tė Bashkuara. Kjo ngjarje ėshtė shėnuar me njė ceremoni tė rastit, ku kanė marrė pjesė edhe udhėheqės tė lartė kosovarė.
E ngarkuara me punė nė ambasadėn e porsahapur nė Prishtinė, Tina Kaidanow, tha se gjersa Zyra e SHBA-ve nė Prishtinė ka funksionuar pėr shumė vite me tė gjitha pėrgjegjėsitė dhe detyrat e njė misioni tė zellshėm diplomatik, emėrimi si ambasadė pasqyron njė fazė tė re nė zhvillimin tonė dhe nėnvizon pėrkushtimin tonė tė thellė dhe tė qėndrueshėm pėr tė punuar pėr pėrparimin e Kosovės dhe popullit tė saj.

"Jam shumė krenare me atė qė ky Mision ka arritur gjatė kėtyre viteve, dhe jam posaēėrisht krenare me punėn e madhe dhe pėrkushtimin e stafit tim, si amerikan ashtu edhe vendor", vlerėsoi Kaidanow duke pėrcjell njėkohėsisht pėrshėndetjet personale tė sekretares sė Shtetit, Condoleeza Rice.

Presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu ndėrkaq, me kėtė rast ka thėnė se Kosova ka tashmė njė histori tė marrėdhėnieve speciale me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės qė janė farkuar nėpėr kohė tė stuhishme tė ekzistencės sonė.

Sejdiu e ka cilėsuar hapjen e Ambasadės amerikane si “hap historik tė institucionalizimit diplomatik tė lidhjeve nė mes tė dy vendeve tona qė i ndajnė kontinentet, po i bashkojnė vlerat e lirisė e tė demokracisė”.

Kryeministri Hashim Thaēi ndėrkaq e ka cilėsuar si ditė tė veēantė hapjen e Ambasadės amerikane nė Prishtinė. "Dita e sotme ėshtė e veēantė pėr ne sepse miku ynė i madh, SHBA-tė po avancojnė statusin e pranisė sė tyre nė shtetin tonė tė ri. Por, dita e sotme nuk ka tė bėjė vetėm me ndryshimin e kėtij statusi, simbolika e kėsaj ngjarje ėshtė evidente dhe historike", u shpreh Thaēi.

Qė prej shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės mė 17 shkurt tė kėtij viti, nė Prishtinė janė hapur Ambasadat e Shqipėrisė, Britanisė sė Madhe, Gjermanisė dhe Zvicrės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.noori-shala.tk
 
Hapet Ambasada e SHBA-ve nė Prishtinė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.Ks-team.co.nr :: Te ndryshme :: Lajmet ditore-
Kėrce tek: